Nje njeri qe ka shume fjale, edhe nje i shurdhet e mund.
 Mergimtari >> Artikuj ne Shqip
SHBA po e rikthejnė vemendjen te Ballkani
Njė zyrtar i lartė i administratės amerikane tha se me vizitėn qė Nėnpresidenti Xho Bajden do tė bėjė kėtė muaj nė Ballkan, Shtetet e Bashkuara shpresojnė tė krijojnė kushtet pėr njė fillim tė ri nė marrėdhėniet me Serbinė por nuk presin zgjidhjen e mosmarrėveshjeve qė Uashingtoni ka me Beogradin pėr Kosovėn. Gjatė turneut tė tij qė fillon mė 18 maj, zoti Bajden do tė vizitojė Bosnje-Hercegovinėn, Serbinė dhe Kosovėn. Njė zyrtar i lartė i administratės amerikane, i cili foli me gazetarėt me kusht qė tė mos identifikohej, tha se vizita e Nėnpresidentit Xho Bajden nė tre vendet e Ballkanit synon tė theksojė se Shtetet e Bashkuara po e kthejnė pėrsėri vemendjen te ky rajon ndonėse nė njė mėnyrė tė ndryshme nga vitet 90. Ai tha se Nėnpresidenti Bajden do tė takohet me Presidentin e Serbisė Boris Tadiē, me kabinetin e tij dhe me zyrtarė tė lartė ushtarakė serbė. Zyrtari amerikan tha se ky do tė jetė njė rast shumė i mirė pėr t’ja bėrė tė qartė qeverisė dhe popullit tė Serbisė se Shtetet e Bashkuara shpresojnė pėr njė fillim tė ri nė marrėdhėniet me kėtė vend. Uashingtoni, tha ai, dėshiron njė tė ardhme shumė pozitive pėr Serbinė nė komunitetin euroatlantik dhe si njė udhėheqės nė rajon. Ėshtė e vėshtirė tė pėrfytyrohet njė e ardhme pėr rajonin pa njė rol tė rėndėsishėm tė Serbisė dhe ky ėshtė mesazhi qė dėshiron tė theksojė Nėnpresidenti Bajden, tha zyrtari i lartė. Natyrisht, tha zyrtari, Shtetet e Bashkuara kanė me Beogradin mosmarrėveshje qė nuk do tė zgjidhen dot, sidomos lidhur me Kosovėn. Ne jemi shumė realistė pėr kėtė dhe duhet tė gjejmė njė formulė qė i kėnaq tė gjitha palėt, pra nė njė kuptim do tė duhet tė biem dakord qė nuk biem dakord. Por ne shpresojmė, tha zyrtari, qė Beogradi nuk do tė bėjė asgjė qė e dėmton Kosovėn dhe pėrpjekjet e saj pėr ndėrtimin e njė vendi tė fortė, tė qendrueshėm dhe funksional. Ne, tha zyrtari, do tė pėrpiqemi tė ndihmojmė pėr tė bindur miqtė tanė nė Serbi tė pėrqendrohen tek e ardhmja e vendit tė tyre e cila mund tė jetė shumė e ndritur. Vizita e nėnpresidentit Bajden, tha ai, ėshtė njė rast pėr tė ecur drejt marrėdhėnieve mė tė ngushta dhe mė konstruktive qė tė mund ta ēojnė Serbinė drejt komunitetit euroatlantik dhe institucioneve pėrkatėse. Gjatė vizitės qė do tė bėjė nė Kosovė, tha zyrtari, zoti Bajden do tė ketė rastin tė theksojė angazhimin e Shteteve tė Bashkuara pėr njė Kosovė tė pandarė, tė pavarur dhe shumetnike. Ai do tė flasė me udhėheqėsit e Kosovės rreth pėrpjekjeve tė mėdha qė ata kanė bėrė pėr ndėrtimin e njė shteti funksional dhe pėr mbrojtjen e tė drejtave tė pakicave. Zyrtari tha se ende mbetet punė pėr tė bėrė nė aspektin e pėrmirėsimit tė qeverisjes, tė ekonomisė, tė bashkėpunimit real me serbėt e Kosovės dhe forcimit tė marrėdhėnieve me shtetet e tjera europiane. Ai tha se statusi i Kosovės si njė shtet sovran dhe i pavarur ėshtė i pakthyeshėm dhe komuniteti ndėrkombėtar gjithnjė e mė shumė po e pranon kėtė fakt. Zyrtari tha se me vizitėn qė Nėnpresidenti Bajden do tė bėjė nė rajon, administrata e Presidentit Obama dėshiron tė tregojė se Shtetet e Bashkuara interesohen shumė pėr investimin qė bashkė me vendet europiane bėnė nė rajon nė vitet 90 dhe se dėshirojnė tė ecin pėrpara mbi kėtė bazė.
Publikuar me date 16/05/2009 dhe eshte lexuar 97 here, pregatitur nga Burimi VOA
lajme | arkivi | gazeta | forumi | chat | galeria | kontakt | kush jemi | aktivitete tona | regjistrohu
Mergimtari 2004 - 2008 © tere te drejtat e rezervuara - Faqja u hap ne 0,03125 sek.