Nje njeri qe ka shume fjale, edhe nje i shurdhet e mund.
 Mergimtari >> Artikuj ne Shqip
Italia, bashkepunim per energjine
Italia, bashkepunim per energjine Senatoret italiane pergezuan qeverine shqiptare per vendosmerine ne reforma qe shnderruan vendin dhe i hapen rrugen anetaresimit ne NATO ne nje kohe rekord dhe qe do te lehtesojne edhe procesin e integrimit te vendit ne BE. Kryeministri Berisha zhvilloi diten e djeshme nje takim me nje delegacion te nivelit te larte te Senatit Italian, te kryesuar nga Kryetari i delegacionit Italian ne Asamblene Parlamentare te NATO-s, Sergio De Grigorio. Ne kete delegacion te rendesishem merrte pjese edhe ish kryeministri dhe Ministri te Jashtem te Italise, senatorit Lamberto Dini dhe ish Presidenti i Senatit Italian, senatori Franco Marini. Gjate diskutimit kryeministri Berisha deklaroi se Shqiperia po kalon nje moment historik, anetaresimi ne NATO, proces i cili nuk do te kishte qene i mundur pa mbeshtetjen e plote te Italise ne cdo aspekt. Nga ana e tyre Senatoret italiane falenderuan Kryeministrin Berisha per mikpritjen dhe u shprehen se zhvillimi i Shqiperise eshte impresionues dhe se Shqiperia ka korrur frytet e konsekuences se qeverise ne reformat e thella ne shume fusha. Sipas tyre, Shqiperia eshte nje vend me shume interes per kompanite italiane, interes i cili nuk ka njohur dhe nuk do te njohe renie, me gjithe krizen ekonomike, duke vecuar bashkepunimin ne fushen e energjise. Me tej senatoret italiane uruan Kryeministrin Berisha per anetaresimin e Shqiperise ne NATO ne samitin e prillit, duke nenvizuar se Shqiperia do te jete nje vlere e shtuar per NATO-n, duke qene nje vend i cili ka ndermarre reforma kaq te thella, i cili ka dhene nje kontribut real me forcat e saj perkrah NATO-s ne disa vende dhe ka luftuar e vendosur perkrah saj kunder terrorizmit. Kryeministri Berisha i njohu senatoret italiane me ecurine e reformave te rendesishme, me luften me tolerance zero kunder korrupsionit dhe krimit, me hapat ne drejtim te zhvillimit ekonomik dhe shfrytezimit te risorsave te shumta te Shqiperise dhe me vecanerisht ne krijimin e nje klime sa me te favorshme per investimet e huaja. Senatoret italiane theksuan se Shqiperia eshte nje vend me shume interes per kompanite italiane, interes i cili nuk ka njohur dhe nuk do te njohe renie, me gjithe krizen ekonomike, duke vecuar bashkepunimin ne fushen e energjise. Kryeministri Berisha theksoi se drejt Shqiperise jane afruar kompanite me te medha te Italise dhe se qeveria shqiptare do te mbeshtese projektet e tyre. Senatoret italiane pergezuan Kryeministrin Berisha dhe qeverine e tij per zgjedhjet thelbesore dhe vendosmerine ne mijera reforma te rendesishme. Ata siguruan Kryeministrin edhe per mbeshtetjen e plote te tyre ne integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian.
Publikuar me date 17/03/2009 dhe eshte lexuar 114 here, pregatitur nga B.Dibra
lajme | arkivi | gazeta | forumi | chat | galeria | kontakt | kush jemi | aktivitete tona | regjistrohu
Mergimtari 2004 - 2008 © tere te drejtat e rezervuara - Faqja u hap ne 0,03125 sek.